Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
HomeHome  Latest imagesLatest images  SearchSearch  RegisterRegister  Log inLog in  

 

 Kobi Brajant mahnit Nju Jorkun: 20000 pike!

Go down 
AuthorMessage
Admin
Admin
Admin


Posts : 68
Join date : 2008-03-23
Age : 30

Kobi Brajant mahnit Nju Jorkun: 20000 pike! Empty
PostSubject: Kobi Brajant mahnit Nju Jorkun: 20000 pike!   Kobi Brajant mahnit Nju Jorkun: 20000 pike! Icon_minitimeTue Mar 25, 2008 10:16 pm

Kobi Brajant mahnit Nju Jorkun: 20000 pike!







Kobi Brajant
shenoi piken e tij te 20000?te ne karriere te dielen ne mbremje, duke u
bere basketbollisti me i ri ne historine e NBA?se qe e arrin kete kuote
magjike. Brajanti e arriti kete me nje trepikesh ne perioden e trete te
fitores se Lejkersave ndaj Nju Jork Niksave. Dhe, ne moshen 29 vjec e
122 dite, ai iu bashkua Uilt Camberlejnit dhe Majkell Xhordanit si te
vetmit basketbolliste ne NBA qe e kane kaluar kuoten e 20000 pikeve
parra se te mbushin 30 vjec. Brajanti u be gjithashtu lojtari i 31?te
ne historine e NBA?se qe arrin kete kuote, si dhe i 15?ti me i shpejte,
persa i perket numrit te ndeshjeve, renditje e cila kryesohet nga
Camberlejn, qe i arriti 20000 piket ne takimin e tij te 499. Ndersa
Kobi te dielen luajti ndeshjen e tij te 811?te ne NBA, te gjitha me
Lejkersat.
Los Anxhelosi dominon duelin
Por Kobi me paraqitjen e tij madheshtore i dha Lejkersave edhe nje
fitore te bukur, 95?90 ndaj Nju Jorkut. Pervec 39 pikeve Brajanti shtoi
edhe 11 topa ne tabele dhe 8 asist ne ndeshjen e tij te pare ne
pallatin e sportit te Nju Jorkut “Madison Square Garden” ne rreth dy
vjet. Koshi i tij i fundit erdhi ne minuten e fundit, pasi Niksat
kishin rikuperuar nje disavantazh prej 25 pikesh, duke i rrezikuar
seriozisht fitoren Lejkersave, qe mbyllen 3?1 nje udhetim ne straferte
ne Konferencen e Lindjes. “Ky i sotmi ishte nje takim normal per ne”,
tha trajneri Fil Xhekson. “Ne fillim ishim shume te sakte ne sulm, duke
krijuar nje avantazh te madh, por ne fund Nju Jorku gjeti forcat per te
rikuperuar, ndaj na vuri ne veshtiresi te medha. Megjithate, ne ditem
te ruanim gjakftohtesine ne minutat e fundit, duke ruajtur avantazhin,
dhe pse minimal”.









___________________________
Back to top Go down
https://defensse.forumotion.com
 
Kobi Brajant mahnit Nju Jorkun: 20000 pike!
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
 :: Sport-
Jump to: